Nuk e dinim që përveç moderimit, Kelvi Kadilli kishte pasion dhe ëndërr muzikën.
Moderatori i Top Channel, mbrëmjen e sotme ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram duke i prezantuar me këngën e tij solo me titull “Vajzat e Fshatit”.
Me prodhim muzikor të Tulla Production dhe Kelvi Kadillit që gjithashtu është edhe autori i këngës, moderatori “ironizon” vajzat e sotme duke mos harruar asnjëherë të përmendi “fjalët e pista” që në fakt për të duken krejt normale.
Nuk kemi çtë themi tjetër, përveçëse ti urojmë shumë suksese Kelvit në këtë fushë të re që ka zgjedhur të eksperimentojë!/IMA/