Doktori i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në Open në Top Channel teksa foli për të rejat më të fundit nga situata e koronavirusit në Shqipëri. Doktor Pipero u ndal edhe tek terapia që po marrin të infektuarit me Covid-19.
“Në terapinë kemi 2 antiviralë dhe 2 antibiotikë. Ky protokoll është bërë duke parë një shembull nga Kina dhe Italia. Është një terapi që po jep efekt, por pa pasur një medikament anti Covid-19 nuk mund të themi që ky protokoll është përfudnimisht i duhuri”- tha Pipero.
Doktori bëri edhe një thirrje për të gjithë moshat e mëdha. “Kemi një shtim të rasteve të moshave të mëdha në spital. Në pavjonin tim kam 17 pacientë ku 11-12 prej tyre janë moshë e madhe. Prandaj dua të bëj një thirrje gjyshërve. Në qoftë se doni të ruani nipërit tuaj, dhe në qoftë se i doni nipërit dhe mbesat tuaja, ju lutem mos dilni jashtë”- u bëri thirrje doktor Pipero të moshuarve.
Top Channel