Mediat amerikane kanë konfirmuar se çifti i famshëm i showbiz-it, Kim Kardashian dhe reperi Kanye West janë në prag divorci. Ndarja vjen pas lajmeve të se martesa e tyre ishte në vështirësi. Çifti kanë katër fëmijë dhe Kim ka kërkuar kujdestarinë në gjykatë.
Pas shtatë vitesh bashkëjetëse merr fund martesa mes dy prej personazheve më të famshëm të showbiz-it botëror.
Kim Kardashian dhe reperi Kanye West po shkojnë drjet divorcit, sipas mediave amerikane.
Çifti të cilët kanë bashkë katër fëmijë, prej kohësh kishin vështirësi në marrëdhënien mes tyre.
Mësohet se 40-vjeçarja ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore për fëmijët.
Çifti janë ndër yjet më të njohur në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm në vetvete. Kim u bë e famshme për herë të parë në vitin 2007 si ylli i një seriali televiziv për familjen e saj.
Pas 12 viteve ajo i dha fund vitin e kaluar serilait më të ndjekur amerikan, që bazohej në jetën e saj reale.
Ajo ka gjetur suksesin edhe në shumë fusha të tjera të biznesit, nga aplikacionet për celularë tek make-up, dhe “Forbes” vlerëson se pasuria e saj personale është rreth 780 milion dollarë.
I njohur për hitet e famshme si si Gold Digger, Kanye West ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në muzikën rap për mbi 15 vjet.
Muzikanti fitues i Grammy gjithashtu ka gjetur sukses edhe si stilist. Dyshja ishin miq vite përpara se të bashkoheshin dhe West u shfaq për herë të parë në reality show të familjes së saj në 2010.
Çifti u martuan në Itali në maj 2014 dhe një fotografi e tyre duke u puthur në ditën e martesës u bë, në atë kohë, postimi më i pëlqyer i Instagram-it ndonjëherë.
Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka komentuar publikisht lajmin.