Pas Venom, i cili është në fazë xhirimesh, një tjetër anche un altro “montër” i Marvel armik i Spider-Man do të debutojë së shpejti në kinema. Bëhet fjalë për Morbius, skenari i të cilit është në fazë realizimi nga Burk Sharpless dhe Matt Sazama.
Krijuar në vitin 1971 nga Roy Thomas dhe Gil Kane, Morbius u shfaq në numrin e parë të The Amazing Spider-Man. Personazhi quhet në të vërtetë Michael Morbius dhe është një shkencëtar, i cili në përpjekje për tu kuruar nga një sëmundje e rallë e gjakut, transformohet në një vampir. Përbindëshi, një nga më popullorët e universit horror të Marvel, është shfaqur edhe në Vampire Tales dhe Adventure Into Fear, deri sa arriti të botohej në një libër të veçantë në 1992 me titullin Morbius the Living Vampire.
Nuk dihet ende se kush do të jetë regjizor i versionit kinematografik të Morbius dhe se kush do të jetë pjesë e cast-it të aktorëve.