Një surprizë e “ëmbël” ka ardhur në shtëpinë e “Big Brother” për banorët. Fillimisht ai që u surpizua ishte Donaldi, ku në shtëpi kishte ardhur këngëtari Elgit Doda, bashkëpunëtor me aktorin në këngën “Toxic Love”.
Ai erdhi në shtëpi, ku këndoi një ndër hitetet e tij e më pas, zbuloi një tjetër surprizë. Bëhej fjalë për një këngë të dedikuar Monika Lubonjës dhe dëshirës së saj për pilotin. Ndërkohë që kënga dëgjohej në ambientet e shtëpisë, një parashutë shfaqet në shtëpi.
Kujtojmë se Monika e ka bërë këtë kërkesë sistematike në momentin që një parashutë u shpreh në shtëpi për të. Ajo tha se do të dëshironte që pilotit të saj dhe asaj historie të shkutërtër që përjetoi t’i bëhej një këngë. E mesa duket, kjo dëshirë është plotësuar…