Një javë më parë, reperi i mirënjohur Ledri Vula ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar dy miqtë e tij Dj PM dhe Dj Dagz.
Pas momenteve prekëse, përqafimeve të shumta dhe situatës së bukur të krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari ka përshëndetur edhe pjesën tjetër të banorëve brenda shtëpisë, ku Monika Lubonja i merr këmishën që ai kishte veshur.
Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, Monika dukej më bukur se kurrë teksa kishte veshur këmishën e këngëtarit.
Nuk u desh shumë kohë që te reagonte edhe Sara Hoxha në mënyrë humoristike lidhur me look-un e aktores mbrëmë.
Nëpërmjet një story në “Instagram” Sara shkruan: “Monika po me vjedh stilin?”
Ndërkohë, Monika Lubonja është një nga banoret më të përfolura të shtëpisë, ku së fundmi është komentuar për marrëdhënien e saj midis Ilirit dhe Donaldit.
Në “grupet” e shtëpisë, Monika dukej sikur ishte pozicionuar në krah të Ilirit, por me sa duket së fundmi ajo është afruar edhe me Donaldin, duke e bërë balerinin të bëhet ‘’xheloz’’.
“Këta dy çunat, që kur ka ardhur Pm me Dagz…Ardhja e tyre më ka ndryshuar sepse kam qenë në gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike. Ishte diçka pozitive që më ndryshuar. Unë mendoj që i kemi hedhur pas gjërat dhe nuk mund të debatoj me Donaldin. Unë jam grup vetëm, pse e dua Donaldin nuk do të thotë që jam grup.”- ka reaguar ajo.