Aktorja e njohur Monika Lubonja ka ndarë së fundmi një set të ri fotografik ku shfaqet në super formë, duke mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Monika tenton një pozë ikonike alla Marilyn Monroe, por me një twist të veçantë. “Duke tentuar një pozë ikonike alla Marilyn Monroe, por era kishte plane edhe më djallëzore,” shkruan ajo, duke i shtuar postimit një dozë humori dhe spontaneiteti.
Fotot kanë marrë komente të shumta pozitive nga fansat dhe kolegët, të cilët e kanë përgëzuar për stilin dhe energjinë që përcjell.
Monika vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe inspiruese në skenën shqiptare.