Monika Lubonja ka folur në Big Brother për eksperiencën e saj në martesë, si dhe për sfidat që ka hasur. Duke folur për tradhëtinë, ajo u shpreh se ishte një nga shkaqet që martesa e saj përfundoi. Gazeta Panorama shkroi një artikull për jetën e aktores përpara se të hynte në BBV për të konkurruar për çmimin 100 mijë euro, ku ajo fliste për tradhtinë e Genci Paskos dhe rritjen e vajzës, Teas, si nënë single. Në lajmin e postuar në Facebook-un e Gazeta Panorama, ka reaguar miku i të ndjerit Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”. Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.
Komenti i Leandër P.:
Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??
Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???
Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.
Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!