Këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” kemi parë shumë loooot. Beatrix Ramosaj shpesh përlotet pasi shprehet se e ka marrë malli për nënën, qenin dhe veçanërisht, vëllain, Albanin.
Sot, pas një rrëfimi të sinqertë, ku ajo tregoi lidhjen e veçantë me të, ai erdhi në shtëpi, për të surprizuar të motrën, ndonëse jo në kushte të zakonshme.
Një lojë “Ngriva-Shkriva”, i pengoi disi ata të komunikonin pa problem me njëri-tjetrin, ndonëse mundën të përqafoheshin.
Në një moment emocionues, të shoqëruar me shumë lot, Albani tha se e kishte marrë malli shumë, madje javën e kaluar nuk ishte votuar që ajo të qëndronte në shtëpi, pasi i mungonte tej mase.
Ai nuk mundi t’i tregonte këngëtares, as planet e tij për karrierën, që ka ndërmend t’i realizojë së afërmi, përfshirë këtu albumin dhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.
Megjithatë, Beatrix tha se ishte “më e lumtura në botë” për suprizën, dhe kjo merrej me mend, pasi shpesh e ka treguar se Albani është pika e saj e dobët.