Enca Haxhia ose më mirë e njohur thjesht si Enca sot është një nga këngëtaret e reja më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” katër vite më parë tentoi të fitonte suksesin nëpërmjet talent show-t The Voice of Albania, ku në sezonin e parë ajo u prezantua me një këngë të këngëtares se saj të preferuar Lady Gaga. Ndoshta kënga e gabuar apo edhe mosha e saj e re (16 vjeç) bënë që të mos bindnin asnjë nga pjesëtarët e jurisë, të cilët nuk treguan aspak besim tek aftësitë e Encës duke e injoruar performancën e saj. Por ja që patën gabuar, pasi Enca duket se edhe atë humbje diti ta shfrytëzoj më së miri për të qenë sot një nga këngetaret më diskutuara dhe femrat me joshëse të showbizit shqiptar.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...