Momente interesante nga firmosja e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy kryetarët, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shoqëroheshin në tryezë nga bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë.
Basha shoqërohej nga Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Gazment Bardhi ndërsa Monika Kryemadhi shoqërohej nga Erisa Xhixho, Luan Rama dhe Petrit Vasili.
Një moment interesant është edhe pamja e Kryemadhit pas firmosjes, ku ajo mban dorën në zemër.
E veshur me një kostum zyrtar bojëqielli, kryetarja e LSI-së shihet e gëzuar, ndërsa kryedemokratit nuk i lexohet asnjë emocion në fytyrë për shkak të maskës kundër COVID19, e zgjedhur me ngjyrë të zezë.