Pas të dielës së kaluar, rrjeti u “trazua” nga një i zënkë mes Zaimina Vasjarit dhe Olti Currit në rubrikën “Maskat” pas performancës së Elona Duros, ku pati ngacmime dhe ironi mes të dyve.
Me perfundimin e show-t u vu re se dyshja, miq shumë të afërt me njëri tjetrin, nuk ndiqej më në Instagram dhe kaq mjaftoi për të na bindur se marrëdhënia ishte e acaruar.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme në të njëjtin spektakël mësuam se arsyeja e këtij “konflikti” paska qenë vetë Elona.
Këtë e sqaroi vetë Olti, i cili u shpreh: “E gjitha nisi pas performancës së Elona Duros, të cilën ne nuk e gjetëm kush ishte. Por Zaimina këmbëngulte se unë e dija dhe nuk e tregova. Aty pastaj nisi me një ngacmim njëri, një ironi tjetri dhe përfundoi me unfollow…”
Duket se tashmë, marrëdhënia është normalizuar se fundja, mes dy miqve të mirë ka edhe kështu debatesh.