Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo është ndarë sot nga jeta.
Ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenarëve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit nuk mundi t’i mbijetojë dot sëmundjes së rëndë (leukemia akute), prej së cilës vuante prej vitesh.
LEXO EDHE:
Ndërron jetë studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo
Bëhet me dije se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Gjithashtu ai ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të, të mbahen në Muzeun Historik ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.
Por sipas abcnews.al, homazhet dhe varrimi i shkrimtarit mund të shtyhen deri të shtunën apo të dielën. Kjo pasi familjarët kanë vendosur që Moikomi nuk do të përcillet për në banesën e fundit, pa ardhur djali i tij që ndodhet në Amerikë.