Kompania farmaceutike Moderna, e cila është një ndër prodhueset e vaksinave anti-Covid, ka deklaruar se vaksina e saj funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.
“Po punojmë sot për një vaksinë të përmirësuar, që ta kemi nëse do të na duhet. Por shpresojmë të mos na duhet. Testet e hershme laboratorike sugjerojnë që antitrupat e shkaktuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja. Nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë për njerëzit që tashmë janë vaksinuar’’ u shpreh Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor i mjekësisë i Moderna.
Variantet e reja janë përhapur shpejt në një numër vendesh. Ata kanë pësuar ndryshime ose mutacione, që do të thotë se ato mund të infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i koronavirusit, kur filloi pandemia.
Ekspertët mendojnë se lloji i ri virusit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u shfaq në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.