Në një episod të sezonit të tetë të serialit komedy do të shfaqet në rolin e shokut të Lily-t aktori i ri Jackson Millarker.
Për të disatën herë “Modern Family” konfirmohet si një serial i guximshëm në televizion për temat që transmeton. Në episodin “A Stereotypical Day” të sezonit të tetë, Jackson Millarker, një aktor tetëvjeçar transgender interpreton Tom, një shok i Lily-t (Aubrey Anderson-Emmons). Është hera e parë që ndodh në një serial televiziv. Regjizorja e episodit, Ryan Case, ka postuar një foto me Jackson-in e vogël.
Sipas sinopsit të episodit, Lily do të ftojë në shtëpi Tomin me aprovimin e prindërve të saj Cameron (Eric Stonestreet) dhe Mitchell (Jesse Tyler Ferguson), krenar për vajzën e tyre mendje hapur. Por situata do të pasojë me disa probleme.
Gjatë 8 sezoneve seriali tv është nominuar 77 herë për çmimet Emmy, nga ku ka fituar 22 prej tyre.