Gazetarja Jonida Vokshi ka marrë një dhuratë mjaft speciale nga një vogëlushe me sindromën Down, e quajtur Irma.
Vokshi ka zgjedhur rrjetet sociale për të njoftuar se këtë dhuratë kaq orgjinale ta nxjerrë në ankand për të ndihmuar vogëlushen por edhe shumë të tjerë si ajo.
“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Down por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja.”- ka shkruar Jonida krahas fotos së pikturuar nga vogëlushja të cilën e shpërndau në “Instastory”.
Kush do e pëlqejë dhe vlerësojë këtë punim do të ketë mundësi ta bëjë të vetin, qoftë dhe në mënyrë simbolike për t’u ardhur në ndihmë këtyre personave./revistawho.com