Jona Spahiu , një nga moderatorët më të njohur në Digitalb duket se ishtë duke përjetuar momentet e saj më të lumtura të dashurisë. Jonën e kemi parë teksa gjatë kësaj vere është shfaqur seksi dhe në formë, por edhe ka treguar se është një vajzë që i pëlqen të shëtisë dhe të eksplorojë.
Këto ditë Jona është duke kaluar pushimet në Spanjë. Në një foto të publikuar pak më parë, Jona na njeh me njeriun e saj të zemrës.
Të dy shihen të përqafuar në pishinë , edhe pse fytyra dhe emri i djalit nuk bëhet publik. Sigurisht nuk mungojnë urimet nga fansat dhe nga miqtë e saj, të cilët urojnë dhe përgëzojnë çiftin.
Marre nga Panorama