Ajo gjithmonë bie në sy për daljet e saj televizive, ku si gjithmonë rrezaton. E kemi fjalën për bukuroshen Marina Vjollca, e cila këtë herë ka rënë në sy për diçka tjetër. Kush e ka ndjekur puntatën e mbrëmshme të “Proçesi Sportiv”, e ka vënë re se Marina gjatë gjithë kohës me veprimet e saj të linte të mendoje se ishte duke fshehur barkun e saj i cili dukej pak i fryrë. Gjatë gjithë kohës bukuroshja mundohej që skaletën e emisionit ta mbate përpara barkut të saj, gjë e cila të çon të mendosh se Marina është shtatëzënë.
Mediat dhe komentuesit në rrjetet sociale kanë aluduar se bukuroshja është në pritje të një fëmije, gjë që të cilën për momentin duket se po e fshehë ose thjeshtë moderatorja mbrëmjen e djeshme ka ngrënë pak si shumë, por aludimet janë jo pa arsye. Mesa duket së shpejti do të kemi një Getoar, ose një Marinë të vogël, gjithësesi kjo mbetet për t’u parë, pasi Marina ende nuk e ka bërë zyrtare diçka të tillë, deri atëherë do të na duhet të presim për të marrë përgjigjen e këtij aludimi…