E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit në TV Ora”, ka qenë moderatorja e njohur e “Glamour Zone” Ester Bylyku.
Gjatë intervistës Esteri ka treguar se nuk i pelqen të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse punon në media. Madje ajo shprehet se nuk i pelqejnë rrjetet sociale dhe i mban vetëm për hir të punës që ka.
“Është shumë e çuditshme për shum njerëz që unë ja them, por asnjëherë nuk më ka tërhequr që të bëj një punë dhe të jem në qendër të vëmendjes. Kur të tjerët kanë vëmendjen tek unë, jam shumë njeri i turpshëm. Kur shkoj në ndonjë restorant e më ngulin sytë ose thonë ti je ajo vajza që kemi parë në televizor dhe unë i gënjej ndonjëherë, i them jo është motra ime binjake ajo.
Është shumë e thjeshtë, sidomos nëse punon në televizon që të bësh një skandal mediatik apo të thuash një gjë më shumë se sa duhet në emision dhe i kryeson portalet ditën tjetër. Thjesht mua më pëlqen që të bëj atë punën time, të njihem si moderatore që e bëj punën mirë dhe të mos jemi një model që thjesht do të jetë gjatë gjithë kohës në vëmendje.
Sa për “Instagramin” nuk është se i dua shumë rrjetet sociale, jam e detyruar dhe i mbaj vetëm për punë. Kur kam qenë në karantinë, telefonin tim e zhdukja dhe nuk e gjeja farë për 2-3 ditë dhe qëndronte i fikur”, shprehet moderatorja.