Liberta Spahiu, drejtuese e emisionit ‘Prive’ ka rrëfyer eksperiencën e saj me COVID-19, virus i cili tashmë ka infektuar miliona njërëz në mbarë botën e ku natyrisht dhe personazhet e televizionit.
Në një bisedë me aktoren Lena Kryeziu Bokshi, ajo tha se e kishte kaluar lehtë infektimin, pa simptoma të rënda por gjatë 2-javëve kishte humbur shijen dhe nuhatjen.
“Edhe unë e kam kaluar Covid-19, por unë nuk kam pasur simptom. Por dy javë nuk kam pasur shije dhe nuhatje. Vetëm uroj që mos më kthehet se po thonë që të rikthehet. Po shpresojmë që kjo situatë të kaloj sa më shpejt dhe pa më shumë pasoja,” është shprehur moderatorja.
Televizionet përballë sfidës së COVID-19 janë detyruar që moderatorët që kanë qënë të infektuar ti zëvendësojnë përkohsisht por dhe ti vendosin nën rolin e tyre përmes lidhjeve nga shtëpia ku ata janë karantinuar.