Moderatorja shqiptare është bërë nënë për herë të dytë. Mami i Mias, ka lindur sot vajzën e dytë.
Shtatzëninë e moderatores, ndjekësit e saj kanë pasur mundësinë ta shohin në fotot e ndryshme, të gjitha shumë të këndshme, që ajo ka postuar gjatë kësaj kohe, nga udhëtimet me familjen, pushimet dhe puna në Top Albania Radio. Jonida Aliçkolli është një nga moderatoret më të njohura në TAR. Madje ajo për disa muaj ka ndarë përvojën e shtatzënisë me kolegen e saj Elona Duro, e cila u bë mama e një djali pak më parë.
Sot, edhe Jonida ka lindur. Lajmin e ka bërë të ditur mikesha e saj, këngëtarja Rozana Radi, përmes një fotoje klasike të gishtit të vogël, kapur pas një dore të madhe.
Ndërkohë Blitz.al ka zbuluar emrin e vajzës. Jonida dhe Andi, kanë vendosur ta quajnë Tiara. Ndoshta dhe është vendimi i njërit prej tyre. Sido që të jetë është një zgjedhje shumë e bukur për stolinë e jetës së tyre.