Një ndër audicionet që la më shumë mbresa në qytetin e Prishtinës, ishte ai i Kekës.
Ndoshta për shqiptarët e Shqipërisë nuk është një figurë e njohur, por për ata të Kosovës është një personazh publik. Keka është i pranishëm në mëngjeset e shumë prej qytetarëve të Kosovës, duke i shoqëruar çdo ditë me programin e tij në një televizion të njohur. Megjithëse i mësuar me praninë e kamerave, emocionet e tij gjatë performacës ishin të dukshme.
Keka ia doli të kthejë karriget e trajnerëve dhe shumë shpejt do jetë një person i dashur dhe për publikun në Shqipëri.