Moderatori i njohur italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar, Felicita, janë infektuar me koronavirus. Ata ndodhen në urgjencën e spitalit Mauriziano në Torino.
Mësohet se Mediaset së fundmi kishte pezulluar programin që drejtonte Piero Chiambretti. Mjekët po kontaktojnë me personat që kanë takuar Pieron dhe mamanë e tij.
Ndërkaq, Serena Grandi ka bërë të ditur se gjatë periudhës së fundit, ka qenë bashkë me të dy herë. “Ne u përqafuam dhe u puthëm me njëri-tjetrin dhe duke pritur të kuptoj se çfarë protokolli duhet të ndjek, e vendosa veten në karantinë”, tha ajo. Pasi mësoi rastin e moderatorit, aktorja tha: “Më vjen shumë keq për Piero-n. Ata më thanë që ai ka bronkopneumoni, shpresoj që ai të shërohet së shpejti. Unë jam gjithashtu shumë e shqetësuar për nënën e moshuar.
Tani që mendoj për këtë pasi isha e ftuar nga ai, kam pasur ethe dhe kollë të keqe që zgjati vetëm disa ditë dhe mendova se ishte shkaktuar nga radioterapia që duhej t’i nënshtrohesha për kancerin e gjirit. Pas Chiambretti-t isha e ftuar dy herë edhe nga Barbara D’Urso. Shpresojmë që gjithçka të përfundojë për më mirë”. /ZONEELIRE.AL