Aktori dhe prezantuesi i “Fiks Fare”, Devis Muka është bërë baba për herë të dytë.
Teksa fillimisht në lidhje me lajmet rreth shtatzënisë së partneres së tij, prezantuesi nuk reagoi, së fundmi Muka na ka shkrirë zemrat të gjithëve me një postim të bebushit të tij, duke zbuluar kështu edhe emrin e veçantë që ai ka.
“EIDAN … mire se erdhe BIRI IM
Është bukur kur i dhuron jetë viteve, dhe jo vite jetës…”,- ka shkruar ai ndërkohë që ka postuar një foto të vogëlushit.
Rikujtojmë se Devisi dhe partnerja e tij Nertila Teme, kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.
E vogla e tij rritet çdo ditë dhe po bëhet një zonjushë e vërtetë, ndërsa prindërit po sigurohen që të realizojnë çdo dëshirë të saj.
Muka ka treguar edhe detaje të jetës së tij si baba e si bashkëshort.
“Lindja e vajzës më ka ndryshuar totalisht jetën, por për mirë. Vajza ime është energjia kryesore që kam. Jeta bëhet më e vështirë por sfidat më të bukura kur ke një qëllim të pastër përpara. Pas ardhjes së fëmijës pasioni me partneren rritet pasi, e para, femrat kur bëhen nëna janë më tërheqëse; e dyta dhe më kryesorja është se tani kemi një dashuri që na bashkon edhe më shumë”, tregon ai.