Kardelen Ergin është një nga modelet e njohura turke, e cila së fundmi është përfshirë në një skandal. Ajo në fakt, është tërhequr nga modelingu rreth 2 vite më parë, pasi u martua dhe u bë nënë për herë të parë.
Ditën e sotme, disa persona i kanë hackuar telefonin, duke publikuar çdo gjë që kishte në të. Fotot nudo të ish modeles apo bisedat intime me bashkëshortin kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërkohë që Kardelen po përpiqet të marrë situatën nën kontroll. “Telefoni im është hakuar 6 orë më parë. Kam rikuperuar gjithçka nga adresa ime. Po nuk do ta lë me kaq,” është shprehur ajo.