Megjithëse kanë kohë bashkë, vetëm tashmë modelja shqiptare Anisa Mukaj ka pranuar publikisht romancën e saj me një personazh jo pak të njohur në rrjete sociale.
Ajo dhe Miguel Lua, menaxheri i Maluma-s, po shijojnë lidhjen e dashurisë.
Vetë bukuroshja ndau në InstaStory një foto me partnerin, duke i uruar atij ditëlindjen.
Miguel është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte listuar në Billboard në mesin e top producentëve premtues.
Dyshja shoqërohet shpesh me Maluma-n dhe partneren e tij, nëpër dreka darka apo party.