Përmes një statusi në Facebook-un e tij, Ermal Mamaqi, pak kohë më parë konfirmoi largimin e tij nga Digitalb dhe realizimin e një programi të ri televiziv, tashmë në ekranin e televizionit Klan. “6 ditë pa Ermalin”, do të rikthehet në shtator, por emisioni do të marrë një dimension të ri, ndoshta edhe me një titull tjetër.
Detajet ende nuk janë zbuluar. Nuk dihet nëse Ermali do të jetë vetë apo do të ketë një bashkëprezantues, ose një personazh që do të duket gjatë gjithë emisionit, si version i “Sofi-së” së Çanit. Ditën e sotme ai ka publikuar një video, ku duket në krah të modeles seksi Kristin Prengaj dhe krahas saj ka shkruar se së shpejti në Tv Klan fillon emisioni i ri. Të jetë ky një paralajmërim se në krah të tij do të jetë Kristin? Mbetet për ta mësuar.
Marre nga Revista Class