Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes, do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bënë të ditur vetë ata, ndërsa deri më tani modelja amerikane kishte zgjedhur ta mbante të fshehtë pritjen e ëmbël nga syri i publikut.
Këngëtari 31-vjeçar ka publikuar një video tepër të ëmbël në rrjetet sociale, duke ecur me Frumes buzë detit, ku më pas i puth partneres barkun e rrumbullakosur. “Nuk mund të isha më i emocionuar se kaq për këtë kapitull të ri në jetën tonë,”-shkruan Derulo në postim
kapitull të ri në jetën tonë,”-shkruan Derulo në postim.
Ndërkohë edhe bukuroshja 27-vjeçare ka ndarë një foto në rrjetin social nga po i njëjti vend, me përshkrimin: “Mami dhe babi”. Sipas revistës “People”, lidhja e Derulo dhe Frumes nisi shumë pak para pandemisë së koronavirusit, kur dyshja u takua në palestër. Megjithëse çifti i famshëm e bëri tashmë publik lajmin e shtatzënisë, ata nuk e zbuluan se kur pritet të vijë në jetë fëmija apo gjininë e tij.
Për Deruolon viti i fundit ka qenë mjaft i suksesshëm, duke publikuar shumë këngë, të cilat janë kthyer në hite falë edhe përdorimit të tyre masiv në rrjetet sociale si TikTok apo Instagram.