Lindita Theodhori, “Mjeshtre e Madhe e Skenës” dhe “Artiste e Merituar”, vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot. Edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur ajo mori pjesë në festivalet e kohës, duket sikur koha ka ndaluar për të. Në moshën 72-vjeçare, Lindita ruan ende një pamje rinore dhe elegance që e bën të krahasohet me vajzat e reja.
Ajo mbetet aktive në skenën muzikore, duke publikuar këngë të reja dhe duke marrë pjesë në emisione të ndryshme. Në profilin e saj në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet gjithmonë elegante, duke treguar se e pëlqen të bukurën dhe kujdesin për veten.
Sot, përveçse një artiste e dashur për publikun, Lindita Theodhori është një bashkëshorte, nënë, dhe grua e rrethuar nga dashuria e bashkëshortit, dy djemve të saj, bashkëshorteve të tyre, miqve dhe fansave të saj të shumtë.