Një burrë i moshuar, 87-vjeç, u sulmua me grushte e shkelma nga një mjek i përgjithshëm. Ngjarja ndodhi në Calimera, në zonën e Leçese në Itali dhe sulmi u filmua nga një kalimtar.
Sipas mediave italiane, i moshuari kishte shkuar te mjeku për të kërkuar shpjegime në lidhje me një recetë, të cilin nuk ia kishin panuar. Viktima e sulmit u shpëtua nga infermierë të urgjencës.
Kur plaku insistoi të kërkonte shpjegime, mjeku e sulmoi atë derisa ra në tokë dhe më pas vazhdoi ta godasë.
https://youtu.be/xKoIiJypsAI