Pasojat më të ndjeshme anësore që po përjetojnë pacientët që kanë kaluar COVID-19 janë ato që lidhen me sistemin nervor qendror. Mjekët neurologë kanë vërjetur se shumë patologji post-Covid lidhen me infarktet, hemoragjitë e trurit e deri tek prekja e nrvave të duarve apo të këmbëve, por një moshë më e re dhe ajo e mesme po përjetojnë edhe cregullimet të forta të ankthit, kujtesës dhe të sjelljeve konjuktive.
Mjekja neurologe Entela Basha sqaron se në pacientë të tillë bëhet një vlerësim klinik i hollësishëm dhe merret një anamnezë e mirë edhe për periudhën kur pacienti nuk ka qënë i prekur nga COVID. Sipas Bashës ulja e nivelit të oksigjenit gjatë infektimit me COVID sjell keqfunksionimin e qelizave nervore.
COVID-19 , si pandemi globale, ku pjesa dërmuese e botës u karantinua duke përjetuar eksperienca të paprovuara më parë, u përjetua jo mirë emocionalisht nga popullata. Frika dhe ankthi mbivendosen duke ndryshuar këtë grup shënjash dhe nga frika e komplikacioneve u shprehën më rëndë .