Ndërsa ditën e djeshme policia e shtetit nuk i dha lejen për organizimin e një proteste për shkak të pandemisë, mjekët tek Urgjenca e QSUT e kanë organizuar atë.
Dr. Ibrahim Ruka një prej kirurgëve në QSUT u shpreh për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar të takohen me mjekët.
“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje.
Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.