Tom Cruise do të interpretojë Mission Impossible 6, që do të xhirohet pranverën e ardhshme sërish me skenar të Christopher McQuarrie. Duket se aktori ka arritur të zgjidh disa pengesa kontraktuale me Paramount, kompaninë e produksionit me të cilën ka realizuar edhe filmat e tjerë të sagës.
Sipas zërave, kompania i ka kërkuar Cruise, si aktor dhe producent, që Bad Robot dhe Sky Dance të ulin shifrat e shumës së pretenduar, ndërsa Tom nga ana e tij për të zgjidhur marrëveshjen ka kërkuar një shifër nga Universal për reboot-in e The Mummy, që do të dalë në qershor të 2017.
Ethan Hunt do të rikthehet, për lumturinë e të gjithë fansave që kanë pëlqyer filmin e fundit Mission Impossible: Rogue Nation. Ndërkohë Tom është pjesë e ekranit të madh me Jack Reacher 2.