Aktori i famshëm italian Gabriel Garko, i cili konsiderohet në Itali një seks-simbol, do të mbërrijë në Tiranë si i ftuar special në “Miss Universe Albania 2015”.
Këtë vit spektakli do të vijë në një dimension të ri, pasi është konceptuar ndryshe, duke u frymëzuar nga sfilatat e “Victoria Secret”.
Përveç bukurosheve konkuruese në “Miss Universe Albania”, atmosferën pritet ta ndezin edhe dyshja Noizy dhe Era Istrefi me hitet e tyre muzikore që janë dëgjuar gjatë gjithë kësaj vere.
Ky kompeticon bukurie i është besuar në prezantim, Albert Dumanit, ndërsa regjisor i spektaklit do të jetë, Bledar Laço.
Vajza që do të “rrëmbejë” kurorën e më të bukurës për këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Shangai të Kinës në “Miss Universe 2015”.
Marrë nga Tv Klan