Konkursi i bukurisë shqiptare Miss Shqipëria vjen edhe këtë vit sic është bërë traditë gjatë sezonit veror për të kurorëzuar më të bukurën e Shqipërisë. Këtë vit ai do të mbahet në Voskopojë, lokalitet pranë qytetit Korçës.
Eventi me patentë të “Deliart Association” vjen me regji të Petri Bozos dhe me skenar të Alba Bidës. Prezantues të këtij edicioni do të jenë çifti Enkel Demi dhe Zamira Kita. Dy prezantuesit do na shoqërojnë mbrëmjen e 5 korrikut me plotë supriza të rezervuara për mbrëmjen e madhe gala. Këtë vit në këtë eveniment të bukurisë marrin pjesë 30 vajza nga të gjitha trojet shqiptare si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Vajza e cila do të shpallet “Miss Shqipëria 2015” do të na përfaqësoj në ”Miss Globe“ që mbahet në Kanada.
Per tu njohur me shume me vajzat konkurente dhe per te votuar per cmimin e internetit vizitoni faqen zyrtare te internetit http://www.missshqiperia.com/2015/
IMA / G. Qerimi