Ka arritur fundin turi i vajzave të edicionit të këtij viti të “Miss Shqipëria”. 30 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe ku janë të lexueshme miqësitë e lindura përgjatë këtyre javëve, bukuroshet shqiptare kane prekur tokën dhe detin, nga Veriu në Jug.
Tanimë grupi është stacionuar në Voskopojë, ku mbrëmjen e së dielës do të mbahet spektakli i madh dhe ku mbretëresha në fuqi e bukurisë, Anisa Petrela, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër mbretëreshe që do të zgjidhet në skenën gjigante të ngritur në natyrë, në këmbët e Kishës së Kryeëngjejve në qytezën më histori qindra vjeçare.
Dhe ndërsa vajzat janë të impenjuara me klipet, këtë vit tëeuml; konceptuara nën titullin, “Mal, Det, Lumë”, stafi i “Deliart Association” ka mbyllur edhe detajet e spektaklit që transmetohet të dielën e 5 korrikut.
Në mbrëmjen që do të prezantohet nga Zamira Kita dhe Enkel Demi, aktori Herjon Mustafarj do të interpretojë bashkë me vajzat konkurrente një musical të shkruar nga Shpëtim Saraçi, mbi motivet e këngës së njohur “Luleborë”.
(xh.k/shqiptarja.com)