Një tjetër emër është zbuluar nga casti-i Vip-ave që do të kërcejnë këtë vit në edicionin e tretë të Dance With Me.
Pasi ju zbuluam ekskluzivisht emrin e parë Vip, atë të Renato Mekollit, dhe emrave të tjerë të publikuar në mediat rozë, emri i katërt që i bashkohet spektaklit është ish Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj, shkruan Opinion.
Vajza nga Vlora prej kohësh është pjesë e produksioneve të regjisores, Vera Grabocka, ndërsa këtë herë producentja ka vendosur t’a sjellë në një tjetër rol bukuroshen, në skenën e vallëzimit të spektalklit DWM.