Këngëtarja e njohur, Miriam Cani ka shijuar maksimalisht ditët e pushimit me familjen e saj, Albanin, Amelinë dhe Duam. Së fundmi ajo ka publikuar një foto duke shkëputur një moment nga shëtitja e pasdites së bashku me dy fëmijët.
“E kemi gjetur zgjidhjen e transportit edhe per motren e madhe qe perkedhelet e ben sikur eshte e lodhur 😁”, ka shkruar Miriami krah fotos ku duket se Ameli është vendosur përpara karrocës së Duam.
Me siguri kjo pamje i ka kujtuar të gjithëve shëtitjet e veta kur kanë qenë të vegjël me karrocë dhe krijonin vend në atë pak vend që mund të kishte ngelur. Miriami ka ndarë momente të ndryshme gjatë këtyre ditëve, duke shijuar jo vetëm kohën me vogëlushët, por dhe atë vetëm me Albanin, pas impenjimeve të shumta me fëmijët apo gjithë familjen e tyre.