Emisioni i mëngjesit në RTSH do të vazhdojë të na shoqërojë edhe në fundjavë. Nga vetëm pak muaj nga nisja e “Mirëmëngjes Shqipëri”, duke filluar nga nesër, çdo të shtunë dhe të dielë nis në ekranin e televizionit publik formati “Mirëmëngjes Fundjavë”.
Prezantuesja Aulona Minga rikthen emisionin e fundjavës këtë herë përkrahë moderatorit të njohur të Radio Tiranës Andri Xhahu.
Autorja e programit Alida Cenaj ka menduar të sjellë çdo fundjavë një format më argëtues nga ai për gjatë javës, ku nuk do të mungojnë rubrikat utilitare, lifestyle dhe të ftuar personalitete të fushave të ndryshme që do të zbulojnë më shumë rreth jetës dhe historive të tyre të suksesit.
Një hapsirë e veçantë, në pjesën e parë të emisionit, do i kushtohet fëmijëve. Piktori Ilirjan Kasoruho do të jetë ai që do të drejtojë ata drejt botës së artit viziv dhe realizimit të veprave artistike për ta.
“Mirëmëngjes fundjavë” do të vijë çdo të shtunë dhe të diel, nga ora 09:00-12:00, në ekranin e RTSH dhe RTSH 3 HD.