Ishte fillimi i Shtatorit kur Mirela Milori, një prej imazheve të ABC, u largua nga roli i saj si folëse e lajmeve në televizionin që tashmë nga informativ është kthyer në një gjeneralist.
Pak ditë pasi ajo njoftoi largimin u shfaq me emisionin e saj në TV Klan, “Historia Ime” i cili trajton histori njerëzore.
Sidoqoftë duket se zemra nuk do i ndahet Mirelës as nga moderimi i lajmeve por kësaj rradhe në një kanal të ri.
LEXO EDHE: Klan News gati të nis transmetimin
Ditën e sotme çeli transmetimet pasi disa muajsh prova, Klan News, një kanal informativ pjesë e paketës dixhitale të Televizionit Klan. Ishte pikërisht moderatorja ikonike e edicioneve informative që hapi dhe edicionin qëndror të televizionit përmes rubrikës “Mirela Live”.
Sidoqoftë pavarësisht “Mirela Live” besohet se do të vijojë me moderimin e “Historia Ime” i cili shfaqet çdo ditë të javës në TV Klan./IMAlbania.com/