Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre të gjatë, ndonëse lajmi që qarkullon nëpër media kohëve të fundit nuk është konfirmuar, por as mohuar, nga asnjë prej tyre.
Albeu.com raporton se ata nuk jetojnë më bashkë. Siç e thamë, asnjë prej tyre nuk ka reaguar, ndonëse përditësimet e fundit në rrjete sociale të bëjnë të mendosh që nuk janë më çift.
Referuar postimeve, kompozitori Shpëtim Saraçi jeton prej pak kohësh në Tiranë ku ka nisur edhe bashkëpunimet muzikore me artistë të vendit. Ndërkohë, Mira gjendet në New York dhe po përgatitet për t’u rikthyer në muzikë me një këngë të titulluar “ERA”, pas më shumë se një dekade. Kënga e saj e fundit ishte “Sy fëmije” te “Kënga Magjike 2009”.
https://www.instagram.com/p/CWD6aOIrNY1/?utm_source=ig_embed
Në vitin 2017, ata u larguan për në SHBA. Asokohe, kompozitori nuk e fshehu zhgënjimin me Shqipërinë.
“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë…Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në Radio Televizionin Publik Shqiptar që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të disa strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që punova me gjithë shpirt dhe pasion, për afro 30 vite në Shqipëri (ku pësova dhe trauma shëndetsore, që mund të më kushtonin dhe jetën) prapë së prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe.”- u shpreh ai asokohe.
Megjithatë, Saraçi është rikthyer sërish në Tiranë, por këtë herë i vetëm. Përpos kësaj, kanë fshirë të gjitha fotot bashkë nëpër rrjete sociale dhe nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Era dhe djalit Drin.