Dy miq të ngushtë kanë krijuar një lidhje “treshe” (throuple) pasi u dashuruan në të njejtën kohë me një vajzë teksa ishin me pushime.
Dino De Souza, 40 vjeç dhe Saulo Gomes, 30, të dy nga Brazili, u takuan për herë të parë me Olga, 27 vjeç, nga Bjellorusia, në një lokal gjatë pushimeve në Barcelonë më 19 Gusht 2019.
Ata u mahnitën nga Olga, e cila ishte në bar me miqtë e saj dhe të dy dëshironin që të flisnin me të.
Të shqetësuar se si ta zgjidhin situatën pa shkaktuar probleme për miqësinë e tyre, të dy djemtë iu afruan gruas së re – dhe përfundimisht, të tre filluan të dilnin bashkë.
Dino dhe Saulo u shprehen se nuk e kishin kaluar kurrë ndër mend se do të fillonin një lidhje të tillë, por kjo gjë sipas tyre erdhi krejtësisht natyrshëm saqë dhe vetë ata po e pranonin tek njëri-tjetri por dhe vetë Olga.
Në fillim, “treshja” mori reagime të forta nga miqtë dhe familjarët në lidhje me marrëdhënien e tyre unike, ndërsa të dashuruarit përpiqeshin ta kuptonin këtë gjë.
Përkundër reagimit fillestar, ata bënë çmos për të shpjeguar situatën e tyre me qetësi duke bërë që dhe miqtë dhe familja e tyre tani të jenë mbështetës.
Sidoqoftë, komentet negative dhe shikimi i habitur vazhdon ende në publik. Por për këtë e kanë zgjidhur punën duke u injoruar dhe duke u fokusuar tek mardhënia e tyre.
InfoMedia Albania