Rikthehen emocionet e futbollit në ekranin e TV Klan.
Pas një kohe të gjatë TV Klan do të rikthej në programacionin e tij futbollin me dy takime event të Kombëtares. Bëhet fjalë për dy ndeshjet miqësore që Kuq e Zinjtë do të luajnë kundër Austrisë dhe Luksemburgut. Dy takimet do të përcillen ekskluzivisht në ekranin kombëtar të TV Klan dhe Klan HD falas.
Në pritje të France 2016, Shqipëria do të jetë mysafire e Austrisë në takimin e parë miqësor sot në orën 17.30, në stadiumin “Ernst-Happel-Stadion” të Vjenës.
Një tjetër takim miqësor, për të cilin TV Klan zotëron të drejtën e transmetimit, është edhe ai i ditës së Martë 29 Mars, kundër kombëtares së Luksemburgut, që do të transmetohet drejtëpërdrejt në orën 20.15. Ndeshja luhet në stadiumin “Jou Bathel”.