Është duke u mbajtur në Kanë të Francës një nga eventet më të rëndësishme të vitit përsa i përket tregut të televizionit. Qindra televizione nga mbarë bota janë fokusuar në MIPTV, për të bërë blerjet e rradhës përsa i përket serialeve dhe formateve më të reja.
MIPTV 2016 është duke u mbajtur nga datat 4-7 Prill ku në këtë event marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Top Channel edhe Digitalb të cilët ashtu si përherë janë në kërkim të programeve të reja që do të transmetojnë.
Në këtë “treg” për mediat vizuale, prezantojnë formatet e tyre kompanitë më të mëdha të produksionit, si Endemol, një ndër më të fuqishmet në botë Armoza Formats etj. Nuk kanë munguar edhe ato të serialeve si Telemundo apo edhe AyYapim.
InfoMedia Albania