Ndërsa është duke u përgatitur për tu transmetuar për herë të parë në ekran këto ditë seriali më i përfolur turk për momentin, patur shpejt premierën e tij të parë në Kanë, në eventin e Mipcom.
Turqia kohët e fundit, po arrin në mënyrë të befasishme suksese të njëpasnjëshme duke lënë pas edhe vendet që dominonin me prodhimet e tyre. Kosem Sultan, sipas kritikëve të filmit në këtë event, ka me shumë gjasa të klasifikohet si një nga 20 prodhimet më të mira në rend botëror. Rreth 200 pjesmarrës, producentë si edhe drejtues televizionesh, kanë pasur fatin që të jenë të parët të shikojnë një përmbledhje të serialit rreth 35 minuta, duke shënuar daljen e parë të serialit para audiencës, në aktivitete të organizuara nga hotele mjaft të njohura në Kanë për rreth dy ditë. Reklama dhe buja me të cilën po vjen ky prodhim turk është e pabesueshme pasi çuditërisht pothuajse çdo aeroport apo rrugë në Kanë është mbushur plot e përplot me postera të cilët kanë shtuar shumë kureshtjen e publikut, të cilët sipas anketimeve të shumta kanë shfaqur interesin e tyre për këtë serial.
© IMA