Janë duke u bërë përgatitjet e fundit të një ndër eventeve më të mëdha botërore të kinematografisë televizive. Bëhet fjalë për MipCop një event ndërkombëtar, i cili mbledh së bashku të gjitha mediat prestigjoze nga të gjitha shtetet e botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
MipCop është një aktivitet disa ditor që ka si synim reklamimin për blerjen e programeve të reja televizive si seriale, filma, drama por edhe patenta emisionesh të ndryshme, që mund të shfaqin interes për blerësit të cilët janë përfaqësues të televizioneve. Ky aktivitet ka një interes mjaft të madh nga mediat, i cili vjen duke u rritur si me shtimin e prodhimeve kinematografike por gjithashtu edhe të kërkesave të shikuesëve të cilat janë më të specifikuara. Ai do të mbahet në Kanë të Francës për tre ditë 5-8 Tetor, ku do të marrin pjesë në ekspozitat e reklamimeve të serialeve edhe prodhimet e reja siç është Kosem Sultan e cila pritet të shfaqi mjaft interes ditët në vijim.
Edhe këte vit disa nga mediat shqiptare do të jenë prezente me përfaqësuesit e tyre. Kështu kemi mësuar se Tring do të jetë i pranishëm për të tretin vit rradhazi në këtë event. Kompania IPTV, Abcom ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen, ku nuk do të mungojë edhe Digitalb.