Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë në konferencë për mediat ditën e sotme, duke konfirmuar lajmin se nga 1 dhjetori 2020, do të aplikohet mësimi i kombinuar për shkollat parauniversitare. Kështu, mësimi do të zhvillohet në mënyrën klasike, me praninë fizike në klasa edhe online, masë që është marrë si përpjekje për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ministrja bën me dije se shkollat do të kenë fleksibilitet për të vendosur vetë në lidhje me mënyrën si do ta zhvillojnë mësimin, në varësi të gjendjes së infektimeve dhe numrave të Covid-19, duke respektuar udhëzuesin e hartuar nga Ministria. Është vendosur që klasat nga 1-5 do të zhvillojnë mësim fizik në shkollë, po ashtu edhe klasat e 12-ta. Ndërsa klasat e tjera do të alternohen.
Pjesë nga njoftimi i Ministres Kushi:
“Shkollat do të kenë fleksibilitet në zgjedhjen e mësimdhënies. Por gjithmonë duke ruajtur rregullat higjenosanitare. Skenari i mësimit të kombinuar do të nsië nga 1 dhjetori 2020 deri në një vendim tjetër. Sipas rekomandimit të Komitetit Teknik dhe Minsitrisë së Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe do zhvillohet i njëti plan mësimor.
Çdo të premte shkollat bashkë me ISHP do të raportojën në Drejtoritë arsimore lidhur me sitruatën e tyre dhe më pas do merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi, klasat e arsimit fillor 1-5 dhe klasa e 12 do të zhvillojën normalisht procesin mësimor, në mjedisin e shkollës. Klasat 6-9 dhe klasat 10-11 do të zhvillojnë mësim në këtë mënyrë: Për javët teke, dy ditë në shkollë dhe tre ditë online, ndërsa për javët çift do të shkëmbehen ditët. Në rastet më të rënduara vetëm klasa e parë dhe ajo e 12-të do të jenë në shkollë, gjithë të tjerat online. Me kërkesë të prindërit ose kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund të bëjën shkollën tërësisht online. Kanali i deditkuar RTSH shkollë dhe akademia.al do jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”