Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm ka komunikuar situatën Covid-19 në në 24 orët e fundit. Gjashtë qytetarë janë shëruar, duke iu shtuar numrit të personave që e kanë mundur koronavirusin.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar”, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit për situatën e epidemisë në vend.
COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera 11578
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1.