Ministria e Kulturës në prag të hartitmit të ‘Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 – 2025’, zbuloni takimet e hapura dhe plotësoni anketimin për publikut!
Ministria e Kulturës është duke punuar për përpilimin e dokumentit të ‘Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 – 2025’ proces ky që ka kaluar në disa faza konsultimi me ekspert të huaj.
Strategjia Kombëtare e Kulturës ka si synim fokusin, politikat dhe përparësitë që do ketë kultura shqiptare duke mos e marrë atë nga vende të huaja, duke krijuar kështu një model origjinal shqiptar të planeve të Ministrisë gjatë viteve 2019-2025.
E drejtuar nga zv. Ministria Valbona Shujaku, në këtë fazë të strategjisë do të pyeten grupet e interesit, artistët, ato që punojnë në industrinë kreative, se cilat duhet të jenë përparesitë kulturore për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri.
Për realizimin e kësaj faze do të mbahen prezantime të punës së sektorëve përkatëse të Ministrisë së Kulturës dhe do të bashkëbisedohet me grupet e interesit për vjelje të ideve dhe sugjerimeve për shqyrtim me qëllim të pasurimit të dokumentit strategjik.
Me këtë rast Ministria ju fton të përfshiheni në takimet e grupeve të interesit të cilat do të mbahen në ambientet e Muzeut Kombëtarë Historik, Bibliotekës Kombëtare në Destil gjatë orarit 11.00 – 13.00.
14 qershor – Trashëgimia jo-materiale / Muzeu Kombëtar Historik / prezanton Arian Avrazi
19 qershor – Të drejtat e Autorit / Muzeu Kombëtar Historik / prezanton Ledina Beqiraj
20 qershor – Skena e Pavarur Kulturore / Biblioteka Kombëtare / prezanton Andi Tepelena
21 qershor – Industria Kreative / DESTIL / prezantojnë Elvis Hoxhaj dhe Rubin Beqo
26 qershor – Arti dhe Kultura / Biblioteka Kombëtare / prezanton Herida Duro
Gjithashtu kemi përpiluar pyetësor për të mbledhur informata nga qytetarët e Shqipërisë për nivelin e angazhimit direkt dhe indirekt në aktivitete të artit dhe kulturës. Pyetësori mund të qaset përmes linkut më poshtë ndërsa plotësimi i tij do të marri nga 10 deri 20 minuta të kohës tuaj.