A po studion Shqipëria masa specifike për distancat mes çadrave në plazhe? Ministri Blendi Klosi tha gjatë intervistës për Report Tv, se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik.
“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave. Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Gazetarja Aida Tancica: A ka turizëm veror pa bare dhe lokale?
“Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja. Nuk është një punë që ka të bëjë me një biznes, por me jetën e njerëzve. Plani është ai që prezantohet nga grupi i ekspertëve, mos më kërkoni mua që t’i them këto plane, se është e vështirë të realizohet nga ministri i turizmit që kërkon sa më shumë që ekonomia të lëvrojë, është grupi i ekspertëve që marrin vendimet”, tha ministri Klosi.G.M./b.ha./Shqiptarja.com